TIRANË-Ministria e Kulturës duke nisur nga sot ka shtëpinë e saj të re të zhvendosura nga ish-godinën e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” për në zonën e ish-Kinostudios. Ka qenë ministrja e këtij institucioni Mirela Kumbaro, e cila në fjalën e saj ka çelur siparin e këtij tempulli të ri për ministrinë e Kulturës dhe për njerëzit e kulturës.
“Ndërtesa ku ndodhemi sot është skena ku do të luajë sot e tutje rolin shumë të rëndësishëm Ministria e Kulturës jo vetëm si administratë por si një zemër institucionale, jo vetëm me zyra dhe holle por me shpirtra njerëzor”. Kumbaro theksoi se dyert e godinës së re të Ministrisë së Kulturës janë krejtësisht në funksion të njerëzve të artit dhe kulturës, të cilëve do t’u jepet mundësia të shprehin në këtë godinë artin e tyre të materializuar në ekspozita, galeri apo shprehje të tjera të artit.

Ministria e Kulturës nuk do të jetë vetëm një sportel për kulturën por një qendër kulturore që do të sjellë qendrën afër njerëzve që tuten të shkojnë në qendër. Në vizionin tonë kultura është vetë jeta dhe e tillë duhet të jetë për të gjithë nga qendra në periferi”. Kumbaro ka kujtuar reformat e ndërmarra gjatë kësaj qeverie duke thënë se tashmë kemi një ministri të dedikuar për kulturën. “Kjo ministri ka ndërmarrë reforma, struktura si dhe ka hapur dyert për format e ndryshme artistike duke fituar besimin e publikut.

Qeveria shqiptare tregoi në fare pak kohë të se mund të hapë kantiere të guximshme duke i dhënë kulturën një frymë të re gjallimi apo hapjen e mjediseve të humbura si Sheshi “Nënë Tereza”, “Pedonalja”, etj. Mirela Kumbaro u shpreh se Ministria e Kulturës do të jetë e ardhmja e tempullit të ri dhe duke punuar siç është bërë deri në këto çaste diçka e tillë do të bëhet e mundur. Pas fjalës së Ministres së Kulturës të pranishmit patën mundësi të vizitonin ambjentet e reja të kësaj ministrie.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO