TIRANE- Reformimi, sipas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, do të bëhet me rikonceptimin në disa pista: 1. ristrukturim të drejtorive të trashëgimisë në ministri. 2. Riformatim të Këshillit Kombëtar të restaurimeve dhe arkeologjisë”. Po kështu ministrja bëri me dije se ka mbivendosje kompetencash nga neglizhencat dhe përqendrimi i vendimeve në një dorë, çka sipas saj, sjell probleme në zbatimin e ligjit. “Ligji për trashëgiminë kulturore është goditur nga Këshilli i Ministrave në mënyrë të paligjshme.

Ka nevojë për ndryshim në ligj dhe ne po punojmë për këtë. Drejtoritë Rajonale të Monumenteve duhet të jenë aty ku janë objekte dhe parqe që kanë nevojë për ruajtje sepse ka zona ku nuk ka askënd që të kujdeset për to. Duhet mbulim më i mirë i territorit. Kjo sjell dekoncentrim të sistemit, drejtoritë kthehen në qendra ekspertize. Kjo skemë lejon drejtoritë rajonale të zbatojnë ligjin për trashëgiminë”, tha gjithashtu Kumbaro.  Ministrja e Kulturës ka deklaruar se të gjithë institutet e monumenteve në vend do t’i nënshtrohen një reforme të thellë, ku synohet që të ketë më shumë specialistë në terren që verifikojnë situatën. 

Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)