Epokë e re për turizmin shqiptar, sfidë stafi i kualifikuar! Sekretari i OBT: Akademi në Tiranë për studentët e turizmit! Gonxhja: Paketë ndihme, emigrantët të investojnë në veri

Shqipëria po hyn në një epokë të re sa i takon turizmit. Bumi turistik, vizitorët nga e gjithë bota dhe fitimi i 4.2 miliardë euro në vitin e kaluar vetëm nga ky sektor, e kanë kthyer turizmin në industri tha ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

‘Turizmi është bërë industri, para që ushqen familjet.’- tha Kumbaro.

Sekretari i Organizatës Botërore Zorba Pololikashvili, histori suksesi konsideron edhe transformimin e Tiranës.

‘Tirana është ndriçuar sepse ishte në errësirë.’- u shpreh Pololikashvili.

Pas suksesit në shifra dhe të ardhura, sfida globale është fuqia punëtore.

‘Ka shumë kërkesë por s'ka punonjës.’- u shpreh Pololikashvili.

Për të rritur fuqinë punëtore dhe për të pasur më shumë cilësi në shërbim, Organizata Botërore e Turizmit do ngre në Tiranë, akademinë për edukimin e studentëve që studiojnë për biznesin e turizmit.

 “Duhet të investohet të kapital, ngrihet akademia”.- tha Zorba Pololikashvili.

Drejtuesja e Organizatës Natalia Bayona zgjodhi që prezantimin e Shqipërisë për investitorët e huaj, ta bënte e veshur me këmishë me motive tradicionale të Xhubletës.

Raporti i përgatitur përveçse listohen arritjet ekonomike, lehtësitë fiskale dhe kapacitetet që ka vendi, ftohen investitorët të vijnë të investojnë këtu.

‘Arsyet pse tërheq investime, klima, ligjet!’- u shpreh Zorba Pololikashvili.

Për të shtuar investimet në të gjithë vendin dhe jo vetëm në bregdet, një paketë mbështetje po bëhet gati kryesisht për emigrantët që do kthehen të investojnë në zonat malore.

'Po bëjmë një paketë mendojmë ta quajmë ‘investo në tokën tande’ për pjesën e veriut, ku do të thërrasim emigrantët, që do të kenë një paketë, do i nxisim të investojnë në zonat e largëta, dhe do të kenë shumë lehtësi.‘- tha Gonxhja.

Në ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, nuk munguan as prezantimet e historive të suksesit në turizëm nga shtete të ndryshme.

'Taksa prone 0, TVSH 0, taksa doganore nuk kemi, s’ka tatim mbi të ardhurat, për çdo investitor që vjen nga jashtë. Financojmë 50% të vlerës së investimit. Rimbursim 25% kur investon në pistë skie. 10% rimbursim për parqe lojërash etj. Këto janë dhe na kanë funksionuar.'

"Konferenca e Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Evropës dhe Shqipërisë", ishte tema e diskutimeve në takimin e 70-të i Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit që po mbahet për herë të parë në Tiranë.

Takimi bën bashkë 40 vende nga e gjithë Evropa që kanë diskutuar mbi sfidat dhe potencialet për të zhvilluar më tej industrinë turistike, e cila duhet të përqendrohet tek fuqizimi i kapitalit njerëzor e mbrojtja e natyrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
‘Investo në tokën tande’, Gonxhja: Në fokus do jetë kthimi i emigrantëve në veri

1712656217_goxnhe.JPG

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja tha se do të ketë një paketë të re zhvillimi për turizmin, dhe në fokus do të jetë kthimi i emigrantëve në veri

‘Ne do të punojmë shumë për sistemin e transportit ndërqytetës, për një rrjet ndërlidhës më të mirë. Po punojmë për një program të ri për turizmin malor dhe për zhvillimin e zonave malore. Duam ta shtrijmë turizmin në të gjithë vendin dhe përgjatë gjithë vitit. Po bëjmë një paketë mendojmë ta quajmë ‘investo në tokën tande’ për pjesën e veriut, ku do të thërrasim emigrantët, që do të kenë një paketë, do i nxisim të investojnë në zonat e largëta, dhe do të kenë shumë lehtësi. Do të shtytës ekonomik për këto zona, por edhe një kthim në vendin tonë.’- tha Gonxhe.

Ora 11:34
Drejtuesja e organizatës Botërore të Turizmit me këmishë me simbolet e xhubletës: Shqipëria, destinacioni tërheqës për investimet në turizëm

 

Foto: Natalia Bayona

Drejtuesja e organizatës Botërore të Turizmit,Natalia Bayona, zgjodhi të vishej me konstumin tradicional me simbolet e xhubletës për të promovuar investimet në Shqipëri

" Xhubleta është veshje tradicionale shqiptare, gratë e veshin në fejesa, në dasmë, apo në ceremoni të rëndësishme. Po promovojmë investimet,  mendova ta vesh këtë kostum tradicional e dashuroj, dhe në fund të ditës mendoj se investimet në biznese të vogla janë të rëndësishme. 

Arsyet kryesore se pse ky vend është tërheqës. Është klima liberale, ke mundësi 100% të drejtë pronësie, ndihmon ligji i posaçëm për turizmin, apo ligji për investimet strategjike. Sektorët ku investohet janë nga aeroportet, portet, marinat apo infrastrukturë. Kemi një politikë novatore kur flasim për investimet e gjelbra. Përmes ligjit të investimeve strategjike, janë mbështetur investimet në këtë sektor, prandaj keni pasur edhe 10 milionë turistë. Kemi një ligj të posaçëm për inovacionin, ka më shumë se 154 start up, dhe vendi ka edhe më shumë hapësirë, për të përfituar teknologji të reja për këtë sektor për ta bërë vendin inovativ.

Shqipëria po ofron diçka thelbësore, dhe nuk ka të bëjë vetëm me investim për hir të investimit. Objektet turistike janë rritur me 23% në vitin 2022, janë rritur me 8600 dhoma turistike, kemi zona të mbrojtura, keni gastronomi të shkëlqyer, jemi frymëzuar. Është vendi që po rritet me 53% në turizëm, më shumë se gjithë Evropa. 

Shqipëria është një destinacioni tërheqës për investimet në turizëm, shifrat flasin vetë, dhe performanca është shembull që japin besim. Jemi këtu për të bashkëpunuar për të gjetur oportunitetet e duhur. Le ti japim vlerë këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë"

Ora 10:43
Në Tiranë do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes, në fokus edukimi turistik

1712652455_okb.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili ka bërë me dije se në Shqipëri do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes me në fokus edukimi turistik.

'Mund të kemi miliona turistë, por kush do t’i shërbejë atyre? Këtu kthehemi tek kapitali njerëzor. Çdo 10-20 dollarë e investuar në edukim, të kthehet shumë fish pas. Kemi rënë dakord me kryeministrin dje që do krijojmë një qendër edukimi në Shqipëri që do ti shërbejë rajonit. Shkollat i kemi në Evropë, por kjo nuk është e përballueshme për të gjithë. Ne kemi bërë që në partnetritet me emra të mëdhenj kemi përgatitur akademinë tonë. Kemi prani në shumë vende, dhe duam që të jemi edhe në tiranë, që tu ofrojmë studentëve të mikpritjes të mësojmë. Duhet të mësojmë studentët në mikpritje, pasi edukimi është shumë i rëndësishëm në turizëm.'- tha Pololikashvili.

Lajmi në përditësim...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 09/04/2024 12:58

    iniciative pozitive por duhet te shoqerohet me 1- burimet njerezore a ka mjaftueshem?? 2- demoralizimi i madh tek njerezit e drejte te shoqerise qe deri me sot jane "perdorur" si do motivohen ?? se frika mos lufta ndaj korrupsioni djeg te thatin me te njomin

    Përgjigju
  • Ilirjan: 09/04/2024 12:00

    Lum kush te rroje... ta shikoje Zonje! Shqiperia jone po behet. Te rinjte duhet vetem te permiresojne veten e te kene durim, sepse nuk behet nga sot neser, por po behet dhe kjo duket.

    Përgjigju
  • Besi: 09/04/2024 11:39

    nuk do ishte e mjaftueshme vetem nje shkolle edukimi per studente te mikpritjes por nje fryme e re edukate turistike qe nga shkollat e mesme deri ne ato te ciklit te larte ekonomik me formim marketingun digjital, agjentet e ardhshem te udhetimit retail, lundrim ajror dhe ujor, njohjen e gastronomise elitare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi