Juristët në Repolitix: Komisioni i Rithemelimit me kërkesën e LSI-së për koalicion nuk regjistrohet nga KQZ! Anëtari i Këshillit të PD: Berisha humb vota nga bashkëpunimi me Metën

Që nga krijimi i koalicionit "Shtëpia e Lirisë" mes LSI-PD Komisioni i Rithemelimit-PDK ka pasur mjaft debate nëse do  të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Ligji e tregon qartë se pjesë e koalicioni mund të bëhen vetëm partitë e regjistruara në këto zgjedhje, që janë 11 dhe u miratuan sot nga KQZ. Por në kërkesën e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" përveç LSI dhe PDK, të regjistruara në zgjedhje, figuron edhe PD Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës i cili nuk është i regjistruar si parti. Ish kreu i KQZ-së, Kristaq Kume tha në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se regjistrimi i këtij koalicioni është i pamundur pasi Komisioni i Rithemelimit nuk njihet nga KQZ.

"Askush tjetër nuk mund të jetë pjesë e koalicionit nëse nuk është subjekt zgjedhor. Komisioni i Rithemelimit nuk është subjekt zgjedhor, nuk mund të jetë anëtar i një koalicioni subjekt zgjedhor. Një kërkesë e tillë e bërë në KQZ nuk mund të vazhdojë rrugën kështu. Celibashi e ka të pamundur referuar ligjit që të vendose krijimin e një koalicioni ku një anëtar nuk është subjekt zgjedhor", tha Kume

Ndërsa avokati Idajet Beqiri hodhi një tjetër hipotezë, ku sipas tij kjo kërkesë për koalicion është bërë në mënyrë të qëllimshme nga LSI e Berisha për të krijuar ngërç në KQZ dhe më pas të nisin retorikën politike se ky komision është i kapur nga Rama.

"Ka edhe një skenar hipotetik, dërgimi i kësaj shkrese në këtë mënyrë është edhe një justifikim për një vendimmarrje të mëvonshme ndaj këtij koalicioni, ata nuk duan të paraqiten realisht de fakto si koalicion dhe gjejnë një mënyrë për të krijuar një ngërç dhe do të fillojnë një përplasje politike me KQZ se është kapur politikisht dhe është i njëanshëm", tha Beqiri.

Edhe për anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Përparim Çaça, ky koalicion është një provokim që më pas të nisin retorikën politike, pasi dihet që KQZ e ka të pamundur ligjërisht të pranojë një koalicion të tillë.

"Provokim është kjo kërkesë, është retorikë politike ndërsa KQZ do ta refuzojë dhe do i jap më shumë justifikime që nesër të falsin që KQZ është kapur nga mazhoranca. KQZ e ka të pamundur ligjërisht të pranoj këtë. Ky koalicion do të dëmtojë më shumë Komisioni i Rithemelimit. Duhet të kishin dalë me kandidatë të pavarur, i bënin votat. Është si të bashkëpunojnë peshku me zogun", tha Çaça.

Nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve. Dje LSI kërkoi regjistrimin në koalicion me PDK e Nard Ndokës dhe Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës, kërkesë e cila pritet që të refuzohet nga KQZ pasi Berisha nuk është regjistruar në gjykatë si forcë politike dhe për më tepër nuk është një nga 11 partitë e regjistruara në KQZ për përballjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale