Grupi kriminal përbehet nga 13 persona, në krye të së cilit është identifikuar Admir Tafili. Ndërkohe që në emër të grupit policia ka arritur të zbardh katër raste të vrasjes me pagesë. Grupit të arrestuarve i është shtuar në muajin shkurt 2015 dhe kunati i Admir Tafilajt, Elson Merdani, i cili mësohet se ka ndihmuar të penduarin e këtij grupi Kristi Pinen, për të vrarë shtetasin Ibrahim Mani.
Ekzekutori i këtyre vrasjeve është piketuar Kristi Pine, arrestuar në 16 shkurt të ketij viti dhe Alfred Qefalia, arrestuar më 11 shkurt të 2015.
Po kush janë anëtarët e tjerë të këtij grupi dhe roli i gjithsecilit.
Admir Tafilaj (drejtues i grupit) - i dënuar me burgim të përjetshëm.
Alfred Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015
Alksander Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.
Elson Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015
Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015
Adrian Uzuni (anëtar - porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Fatos Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015
Dhimiter Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015
Dritan Peksani, i shpallur në kërkim.
Policia përmes hetimeve intensive dhe marrjes së dëshmive nga personat që tashmë ndodhen prapa hekurave ka zbuluar skemën e funksiomimit të këtij grupi. Sipas saj, Admir Tafili që njihet dhe si kreu i organizates ka porositur të arrestuarin Kristi Pine për te ekzekutuar e shtetasin Brahim Mani në datë 25 qershor 2014. Vrasja është zbardhur nga vetë Kristi Pine pas arrestimit të tij në muajin shkurt. Pas kësaj date Pine ka marrë edhe tre porosi të tjera. Në muajin nëntor 2014 Kristi Pine është porositur nga Admir Tafili që kundrejt shumës 50 mijë euro të eleminonte Leonard Murataj.
Por nga hetimet ka rezultuar se ky person është ekzekutuar me pas nga persona te tjerë ne qytetin e Durrësit. Po në shtator të 2014 Kristi Pine dhe i arrestuari tjeter Alfred Qefelia tentuan të vrasin shtetasin Edmod Cakmashi pas porosisë që kishin marrë nga shtetasi Adrian Uzuni. Porosia e fundit që i është zbuluar Kristi Pines për vitin 2014, është ajo e 4 dhjetorit, kur ai u urdherua nga Fatos Koka të eleminojë fizikisht shtetasin me iniciale M.L për shkak të një konflikti pronësie që Koka kishte me objektivin e vrasësve me pagesë.
Por ky grup kriminal sipas policisë nuk ka pasur si qëllim vetem vrasjet me pagese. Në emer te tyre janë të rreshtuara shtatë vepra penale ndër to “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Grupi i përbërë nga 13 persona 9 prej të cilëve janë në burg dhe 4 në kerkim, u zbulua disa ditë pas atentatit me tritol që iu bë babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiraj, më 10 shkurt të 2015 . I pari që ra në pranga dhe u akuzua si i përfshire në grupin e tritolit ishte Alfred qefalia. Hetimet e para vërtetuan se Qefelia nuk kishte lidhje me grupin e tritolit, por ishte perfshire ne grupin e vrasesve me pagese te urdhëruar nga Admir Tafili qe ndodhej ne qelitë e burgut.
Hetimet e para vërtetuan se Qefelia nuk kishte lidhje me grupin e tritolit, por ishte përfshirë në grupin e vrasësve me pagesë të urdhëruar nga Admir Tafili që ndodhej në qelitë e burgut. Qefalia u arrestua në qendër të Tiranës teksa udhëtonte me automjetin e tij nën shoqërinë e të dashurës. Ndërkohë kristi Pine arrestohet në 16 shkurt. Nga burgu Admir Tafili, kreu i grupit mohoi të kishte lidhje me vendosjen e tritolit në shtëpinë e babait të Ministrit Tahiri. Deklaratat e tij nga qelia u vërtetuan nga dy të arrestuarit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia të cilët zbuluan bëmat e grupit dhe krimet me pagesë. Ishin këta persona që ndihmuan Prokurorinë dhe Policinë në zbardhjen e pjestarëve të tjerë të grupit, që tentakulat i kishte shtrire edhe jashtë vendit.
Deklarata e plotë e Policisë
"Sektori për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “EPILOG”.
Në kuadër të këtij procedimit penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 9 të arrestuar, 4 në kërkim:
Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) - i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kristi Jovan Pine – (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015
Alfred Shefqet Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015
Alksander Ridvan Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.
Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015
Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015
Adrian Emaz Uzuni (anëtar - porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015
Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015
Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë.
Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.
Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:
Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.
Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.
Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.
Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.
Gjatë hetimeve paraprake janë arrestuar shtetasit:
1. Kristi Jovan Pine, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
2. Alfred Shefqet Qefalia, lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme”
3. Aleksander Ridvan Gora, lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative.
4. Dhimitër Bujar Zito, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë.
Në përfundim të hetimeve është bërë e mundur ndalimi i shtetasve:
5. Admir Tafilaj, 39 vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër, i dënuar me burgim të perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale
6. Elson Merdani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, , i padënuarmë parë dhe është i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale.
7. Adrian (Isuf) Uzuni, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2 e 22, ,278/5 , 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ky shtetas është arrestuar në Torino , Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Në kuadër të Procedimit Penal, viti 2011, i rifilluar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit:
8. Albano Beqiraj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim, për motive hakmarrje, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 78/2 e 22 të K.Penal në dëm të shtetasit M. L.
9. Më datë 11.07.2015 në kuadër të këtij procedimi, u ndalua shtetasi Fatos M. Koka.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:
10. Dritan Peksani, 25 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër i padënuar më parë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Vazhdon puna në bashkëpumin dhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, për kapjen e tre anëtarëve të tjerë të dyshuar të këtij grupi kriminal.
Ata janë shtetasit me inicialet J.G., K.XH. dhe F.G.
Grupi kriminal ka patur tendencë për kryerjen e veprave penale si: “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a, 278/a , 78/2 e 22, , 278/5 , 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë".
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)