Paraditen e ditës së sotme Policia dhe Interpol Tirana kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi indiani në aeroportin e Rinasit.

I arrestuari është 59-vjeçari, Hitesh Patel i cili është i lindur në Indi por banues në Nigeri. Ndaj këtij personi ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga New Delhi/India.

Ndërkohë Hitesh Patel mësohet se është kunati i dy vëllezërve indian Nitin dhe Chetan Sandesara këta të fundit akuzohen për pastrim parash dhe për zhdukjen e plotë 725 milionë dollarë.

Patel, sipas policisë po përpiqej që të dilte jashtë vendit tonë por që tentativa ka dështuar pasi ka rënë në pranga.

Ndërsa për sa u përket vëllezërve Sandesara, njëri prej tyre, Nitin Sandesara rezulton të jetë Konsull Nderi  i  Shqipërisë në Nigeri. Ky fakt i ka ndihmuar dy vëllezrit që të marrin edhe nënshtetësinë shqiptare.  Për më tepër Nitin Sandesara zotëron edhe një diplomë diplomatike me të cilën ka hapur rrugët për të investuar në Shqipëri.