Kunatit të Babales i zbulohet e kaluara, Alizoti i dënuar për vjedhjen e dy televizorëve (Vendimi)

Kunati i Albert Veliut (Babalja) Fredi Alizoti që ka pranuar rolin e ‘aktorit’ në imitimin e zërit të Agron Xhafajt rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno siguroi vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, 26.06.2015, ku rezulton se Alizoti është dënuar për vjedhjen e dy televizorëve në një karburant në datë 5 dhjetor të vitit 2014.

Bazuar të dosja e plotë që e dërgoi në burg, Alizoti theu xhamat e pikës së karburantit duke marrë dy televizorët, por tentativa për t’u fshehur dështoi, pasi u arrestua. Por ky nuk është dënimi i vetëm për Alizotin, pasi ai ka deklaruar në videon e publikuar nga PD se ka bërë edhe 14 vite të tjera burg, por mbeten të paqarta rrethanat.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të gjykatës për Fredi Alizotin

Fredi Alizoti doli në skenë në audio përgjimin Babale. Ai në përgjimin e regjistruar në datë 29 maj të këtij viti me ish policin Erzen Breçani pranon se audio-përgjimi i publikuar nga PD ishte fals dhe se ishte vetë ai që kishte interpretuar zërin e Agron Xhafajt gjatë një takimi me Babalen.

Ndërkohë në një video të publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ‘Babale’. Por videon e rrëzon dëshmia dhe përgjimi me Breçanin 2 ditë para se ai pretendon se është marrë në makinë nga Ardi Veliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 10/10/2018 16:49

    Me keto babole do marre pushtetin ky njeri tinzar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore