TIRANË - Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese (AKILH) do të dalë çdo ditë në protestë kundër armëve nga Siria për t'u shkatërruar në vendin tonë. Protesta do të nisë mesditën e sotme përpra Kryeministrisë, në orën 13:00 të mesditës, ndërsa protestuesit do të mbajnë në dorë një peticion 100 metra të gjatë.
Por shqiptarët do të protestojnë edhe në Amerikë, kundër importit të armëve kimike nga Siria për t'u shkatërruar në Shqipëri.
Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA që ditën e martë, në orën 19:00 përpara selisë së OKB-së në Nju Jork të bashkohen në një manifestim paqësor solidariteti për t'i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike nga Siria.
“Ne i kërkojmë qeverisë shqiptare të bëjë transparencë të plotë mbi këtë cështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe të mos ndërmarrë akte që rrezikojnë jetën e brezave të ardhshëm. Ftojmë të gjithë bashkëatdhetaret dhe shoqatat e diasporës të marrin pjesë", thuhet në njoftimin e Forumit shqiptar amerikan të demokracisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com