Fatkeqësisht, ngritja e toneve ndëretnike në Maqedoni nuk ka lënë pa përfshirë edhe gazetarët. Themi për fat të keq sepse është besuar që pas kasaphanës ballkanike të viteve ’90, që filloi me luftën e Bosnjës dhe përfundoi me atë të Kosovës, media të paktën kishte nxjerrë nja dy mësime të mira. E para, se urrejtja ndëretnike nuk është punë e gazetarit dhe, e dyta, se media mund të jetë fajtore për fillimin e luftës. Qysh atëherë u derdh shumë bojë mbi manuale të raportimit të diversitetit kulturor, u organizuan shumë tryeza ndërballkanike, ku iu mëshua rolit përçarës që mediat luajtën në ish-Jugosllavi dhe mënyrave se si mund të shmanget kjo, u bënë shumë vizita studimore në vendet e njëri-tjetrit për të zbutur tensionet ndëretnike dhe për të afruar procesin e pajtimit.
Mirëpo deklarata e fundit e një gazetari të njohur maqedonas që shprehte pëlqimin në rrjetin social për metodat e norvegjezit që vrau 77 persona të pafajshëm, na kujtoi se kjo punë s’paska mbaruar ende. Nacionalistët fanatikë dhe adhuruesit e metodave të dhunshme gjallojnë ende në komunitetin e gazetarëve. Ky është një sinjal alarmi që duhet të shqetësojë shoqëritë tona, duke pasur parasysh atë që kaluam. Dhe është një rast i përsëritur pasi, po në Maqedoni, në konfliktin e vitit 2001, një gazetar që raportonte live hodhi një granatë mbi pozicionet e UÇK-së. Natyrisht, në mes të një morie lajmesh që flasin për maqedonas të inatosur keqas me shqiptarët dhe anasjelltas, një deklaratë më shumë s’duhej të përbënte çudi. Por pikërisht se kjo deklaratë vjen nga një gazetar, aq më tepër televiziv, dukuria është shqetësuese. Gazetari/ja nuk është si gjithë të tjerët. Ai/ajo përdor mjetet e komunikimit masiv, ndikon mijëra të tjerë, është një lider opinioni. Për këtë arsye, në vendet me demokraci të zhvilluar janë shumë të kujdesshëm ndaj figurave që dalin në ekran. Për krahasim po ju sjell rastin e gazetarit amerikan që postoi pak kohë më parë, po në një rrjet social, një vlerësim fyes për homoseksualët dhe nuk i zuri 48 orët në punë. Pse? Sepse kemi të bëjmë me vende ku fjala peshon dhe gazetari mban përgjegjësi për ato që thotë. Sepse shoqëria civile është e gjallë dhe grupet e interesit nuk janë vetëm për konsultime ligjesh.
Pavarësisht se Ballkani nuk është SHBA, madje pse pikërisht se Ballkani nuk është SHBA në kuptimin që është një “fuçi baruti” që merr zjarr shumë shpejt, do të ishte e pritshme dhe e domosdoshme që reagimi ndaj deklaratave të tilla luftënxitëse të ishte më i fuqishëm. Lajmi i mirë është që të paktën, sipas raportimeve të portaleve shqiptare në Maqedoni, televizioni ku punon gazetari është distancuar nga deklaratat e tij. Lajm tjetër i mirë është që Kryeministri maqedonas ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, duke kërkuar që të mos bihet “pre e atmosferës të cilën dikush tjetër dëshiron ta krijojë dhe të mos shpallen fajtorë etnitete të tëra. Nëse vrasësit janë maqedonas, nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit; nëse janë shqiptarë, nuk janë fajtorë të gjithë shqiptarët”. Po kështu, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, ka apeluar përmes një deklarate me shkrim të gjitha mediat që të raportojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi për zhvillimet lidhur me vrasjen e pesëfishtë për të mos nxitur dhunë ndëretnike.
Mirëpo, Ballkani është një “fuçi e madhe baruti” dhe do shumë “ujë” për t’u shuar. Lajmi tjetër i mirë do të ishte që gazetarët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë e Greqisë e dënuan njëzëri këtë veprim dhe kërkuan që personi në fjalë të kërkojë falje ose të përgënjeshtrojë lajmin e dhënë. Një reagim i tillë do të provonte se gazetarët kanë mësuar nga e kaluara dhe nuk dëshirojnë të kthehen prapa. Një reagim i tillë do të rehabilitonte gazetarinë në sytë e audiencës së tyre, e cila vuajti pasojat e një lufte të tmerrshme edhe për faj të medias. Shoqatat e gazetarëve nuk duhet të flasin vetëm kur preken të drejtat e gazetarëve, por edhe kur cenohet integriteti dhe nderi i profesionit nga kolegët e tyre. Jemi aq afër, sa nuk e kemi luksin që të mendojmë se s’ka ç’na duhet se ç’ndodh me fqinjët tanë. Kontaktet janë shtuar, kufijtë janë hapur e bashkë me to edhe mundësia për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin. Nëpër këto rrugë të përbashkëta, “minat” e urrejtjes janë ende aty, gati për të shpërthyer nëse nuk i identifikojmë dhe i izolojmë në kohë. Gazetarët e Ballkanit duhet të zbresin nga llogoret e vjetra dhe të kalojnë nëpër këtë hapësirë të përbashkët, gjithë duke respektuar njerëzit dhe në emër të së ardhmes, t’u tregojnë për “minat” që u kanosen. Por, që ta bëjnë këtë, duhet më parë të heqin “minat” nga kokat e tyre. Asnjëherë nuk duhet të lodhemi duke e thënë e kërkuar këtë.
(ne foto 4 te rinjte e vrare ne Maqedoni)
Marre nga Panorama
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com