Kundërshtohen zgjedhjet serbe në Kosovë 

Kundërshtohen zgjedhjet serbe në Kosovë 
Mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri nuk do të kontribuojë në dialogun e brendshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokal, ka thënë shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.


“Mendoj se mbajtja e zgjedhjeve në këto momente nuk do ti kontribuonte dialogut” tha Samuel Zhbogar, shef i zyrës së BE-së dhe përfaqësues Special i BE-së në Kosovë.

Ai shtoi se BE nuk dëshiron të shohë veprime të njëanshme pa i menduar pasojat.

“Ajo çka duhet të bëjë Qeveria e Kosovës me serbët e veriut është dialogu për gjetjen e një zgjidhjeje që të gjithë të ndihen rehat në vendin ku jetojnë” sygjeroi Zhbogar pas një takimi që zhvilloi me minsitren e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku, ku u fol për perspektivën evropiane të Kosovës. 

Ndërkohë për paralajmërimet e zyrtarëve të Beogradit se do të organizojnë zgjedhjet edhe në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë nga SHBA-të dhe BE-ja që të ushtrojnë trysni mbi Serbinë për të mos lejuar zgjedhjet serbe në Kosovë duke treguar pafuqinë ta ndalin mbajtjen e tyre, sidomos ne veri të Kosovës së kontrolluar nga strukturat paralele serbe. 

/rg/shqiptarja,com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën