Kundër anulimit të lotit të 4/ Banorët e Selenicës gjejnë mënyrën e veçantë për të protestuar, pa u grumbulluar

VLORË- Banorët e Selenicës kanë gjetur një mënyrë të të veçantë për të ngritur zërin e tyre, por duke mos shkelur rregullat e COVID. Ato kanë protestuar për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës, por me anë të pankartave, jo duke e grumbulluar në respekt të masave të marrë kundër përhapjes së koronavirusit.

Banorët kanë afishuar në rrugët e qytetit pankarta të mëdha me mesazh të ndryshme ku shkruhet: "Superstrada Levan-Tepelenë, Selenicë- Peshkëpi, loti 4", "Ura zhvillim për ne", "Loti i 4 premtim i pambajtur", "Punë, jo fjalë" "Kërkojmë rrugë, jo luks".

Kujtojmë se loti i katërt i rrugës së Vlorës në projektin fillestar të saj parashikohej të kalonte nga Ura e Peshkëpisë në Selenicë dhe më pas lidhej me autostradën Levan-Tepelenë, ndërsa ky projekt tashmë kërkohet të devijohet për të kaluar nga Ura e Peshkëpisë në Kuç dhe më pas lidhet me autostradën Levan Tepelenë, duke anashkaluar Selenicën.

Në këtë mënyrë Selenica mbetet pa rrugë pasi edhe aksi rrugor aktual është lënë në më shumë se 20 vite në harresë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur