Banorët e bashkisë Divjakë protestuan mbrëmjen e së hënës në sheshin qendror të Divjakës.
Shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjën sipas projektit të reformës së re territoriale po kundërshtohet me forcë nga qytetarët dhe forcat politike, por në mbështetje të tyre është dhe administrata dhe kryetari i bashkisë.
Banorët argumentojnë mos shkrirjen e bashkisë pasi plotëson kushtet e ekzistencës si në aspektin ekonomik, ashtu dhe resurset e tjera si parku kombëtar Divjakë Karavasta, pylli, laguna dhe plazhi.
Qytetarët e Divjakës kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit duke i bërë thirrje të tjerëve për t'ju bashkuar protestës.
Lajmi kryesor:
Harta e re territoriale/ Këshilli i Libohovës e i Klosit kundër shkrirjes së bashkive! Banorë të Cërrikut dhe punonjësit e Rrogozhinës në protestë! Qytetarët në Patos: Cenohet identiteti









