'Kundër Çekisë kemi shansin e fundit', Bushi për ndeshjet e kombëtares U-21: Njëmbëdhjetë lojtarë janë nga Superliga!

Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë me 25 dhe 28 mars dy ndeshje vendimtare për kualifikueset e Europianit përballë Republikës Çeke dhe Anglisë. Fillimisht përballë do jenë çekët të cilët në ndeshjen e parë fituan thellë me shifrat 4-0.

“Mendoj që këto dy takime për ne janë deçizive derisa matematika ne na e lejon që të kapim vendin e dytë. Ne do shpresojmë dhe do sakrifikojmë për t’i bërë izmetin deri në fund. Sidomos ndeshjen e parë me Çekinë për ta fituar,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21

Në listën e Alban Bushit këtë herë ranë në sy 11 lojtarët e thërritur nga Superliga shqiptare.

“Kampionati në gjithë këto vite ka patur shumë vite. Edhe herët e tjera kemi marrë lojtarë nga Superliga, por jo kaq shumë sa këtë rradhë. Kemi marrë disa lojtarë të datëlindjes 2002’ dhe 2003’ që ti kemi edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, por ne mendojmë edhe për sezonin që na vjen,”-deklaroi Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Republika Çeke që Shqipëria luan me 25 mars dhe Anglia me 28, po në stadiumin ‘Elbasan Arena’, renditen në vendin e parë dhe të dytë, ndërsa kuqezinjtë në të tretin, por kanë më shumë ndeshje se kundërshtarët.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren