'Kundër Polonisë meritonim më shumë', Reja ende beson te Botërori! Berisha: Ndryshe nga ata ne nuk i shfrytëzuam gabimet e kundërshtarit

Ëndrra për të shkuar në Botëror për herë të parë është venitur shumë. Kjo pasi kombëtarja shqiptare e futbollit është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Polonia në ndeshjen kualifikuese të ‘Katar 2022’, të zhvilluar në ‘Air Albania’. Në stadiumin e mbushur me kapacitet maksimal goli u realizua në minutën e 77 nga Sëiderski në një prej aksioneve të paktë të ekipit polak.

Ky episod solli edhe acarimin e tifozëve, të cilët të revoltuar nga provokimi i autorit të golit goditën me shishe uji kombëtaren polake. Një situatë e përsëritur gjatë ndeshjes që solli ndërprerjen e saj për 15 minuta. Me rifllimin e lojës pavarësisht tentativave të skuadrës së Reja rezultati mbeti i pandryshuar.

Edy Reja: “Për derisa matematika na mban në lojë, do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shpresojmë. Unë mendoja qe mund t’ia kishim dalë mbanë në këtë ndeshje. Ndaj Polonisë merituam më shumë, por patëm shumë probleme si pasojë e lojtarëve që mungonin pavarësisht se nuk dua të justifikohem.”

Etrit Berisha: “Në futboll gjithmonë ndodhin gabime. Edhe skuadra polake bëri gabime, por ne nuk mundëm të shënonim gol. Kemi besuar shumë që të gëzonin tifozët, ta fitojmë ndeshjen, mirëpo nuk i shfrytëzuam dot rastet që patëm. Të gjithë futbollistët ishim të bindur se mund të fitojmë, por ishte dëshpëruese pas ndeshjes. Kur përfundon loja më pas nuk ke çfarë bën.”

Pas humbjes me Poloninë Shqipëria zbret në vendin e tretë në grup me 15 pikë, ndërsa polakët ngjiten në vendin e dytë me dy pikë më shumë, por pavarësisht se matematika e lejon të shpresojmë kalendari është shumë i vështirë për kuqezinjtë.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi