Pas fitores me Barcelonën në Champions League Inter duhet të tregojë sot në Seria A se vërtetë është kthyer dhe ai 3 pikësh nuk ishte një rastësi. Po për t’ia dalë duhet të mposhtin Sassuolo-n, një ‘mace e zezë’ për zikaltërit të cilët kanë statistika të tmerrshme kundër emilianëve.
Në prag të sfidës ka folur për ‘Sportmediaset’ Alesandro Bastoni, futbollisti i Interit i cili është në qendër të vëmendjes pas një foto të postuar me mesfushorin e Barcelonës Gavi. Mbrojtësi italian e ka cilësuar një sfidë shumë të vështirë, madje edhe më shumë se kundër Barcelonës.
“Fitorja e së martës ishte e rëndësishme, na ka bërë të vetëdijshëm se mund të bëjmë mirë. Tani shpresojmë që ajo fitore të na shërbejë për të shënjuar rrugën deri në fund të sezonit. Për arsye të ndryshme ajo ndaj Sasuolos do të jetë më e vështirë se ajo me Barcelonën edhe sepse ata na kanë vendosur në vështirësi shumë herë në të shkuarën.
Pastaj në kampionat është koha që të rikthehemi të fortë dhe të rikuperojmë pikët e humbura,”-u shpreh Bastoni.