FIER-Biznesi i vogël i mbështetur nga opozita protestuan sërish sot para Prefekturës dhe Tatimeve duke kërkuar anulimin e vendimit për përfshirjen në skemën e TVSH. Protestuesit kërkojnë që qeveria të tërheqë vendimin, pasi i dërgon drejt falimentit. Në protestë për të mbështetur biznesin e vogël ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe LSI.





Jemi në mbështetje të biznesit të vogël, protesta është organizuar nga vetë biznesi para prefekturës për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH, por jemi edhe për të denoncuar padrejtësitë dhe korrupsionin e tatimorëve. Në Fier janë 4166 biznese të vogla, nga këta deri 500 janë futur, ndërsa pjesa tjetër do të futen pjesë- pjesë duke i mashtruar. Ka raste që janë futur biznese me xhiro më të madhe dhe ato me xhiro më të vogël janë lënë jashtë. Biznesi është i gjithë në protestë deri në anulimin e përfshirjes së taksës. Në protestë janë të gjithë të majtë dhe të djathtë. Do të dorëzojmë licencat, mosbindje civile nuk do të paguajmë taksat.

Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi