Një avion luftarak i Kenias ka bombarduar bazën e militantëve Islamik al-Shabab në Somali, raporton për BBC një zëdhënës ushtarak. Kjo vjen si një kundërpërgjigje e Kenias ndaj sulmit terrorist të këtij grupi pak ditë më parë në universitetin Garissa ku mbetën të vdekur 148 persona.
Avionët luftarakë kishin në shenjestër dy kampe në zonën Gode, zonë e përdorur nga Al-Shabab për të hyrë në territorin e Kenias.
Zëdhënësi i ushtrisë Keniane David Obonyo, tha për BBC se ushtria i ishte përgjigjur të gjitha kërcënimeve duke nisur sulmin ajror që të dielën në mbrëmje.
Ndërkohë, më herët president i Kenias, Uhuru Kenyatta ishte shprehur se do ti përgjigjeshin sulmit në mënzrën më të ashpër të mundëshme.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO