Kundërshtar me Shqipërinë, Rodri i Spanjës: Kemi qëllim të fitojmë Euro 2024

Kundërshtar me Shqipërinë, Rodri i Spanjës: Kemi qëllim të fitojmë Euro 2024

Rodrigo Hernandez Cascante

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri (Rodrigo Hernandez Cascante) është i bindur se Spanja duhet të kërkojë trofeun në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Tre herë kampionët e Europës, spanjollët, tradicionalisht kanë qenë ndër favoritët për të fituar Kampionatin Europian dhe 'La Roja' po shkon po  ashtu me ambicie të mëdha drejt Gjermanisë, ndonëse shumë janë të mendimit se në të kaluarën jo të largët, spanjollët kishin në dispozicion një ekip më të fortë se sot.

Forca kryesore e Spanjës vazhdon të jetë mesfusha, e dominuar nga Rodri i Manchester City dhe Pedri nga Barcelona, teksa​ i pari thekson se Spanja duhet të vendosë gjithmonë objektivat më të larta të mundshme.

"Nuk më pëlqen të flas se kush është favorit, por fakt është se Spanja është gjithmonë në këtë raund. Ne duhet të shkojmë në kampionat plot dëshirë dhe motivim. Po largohemi me mision për të fituar titullin kampion. Jemi të vetëdijshëm se tashmë në grup na pret një punë e vështirë, por qëllimi ynë është i qartë, të fitojmë titullin”, tha Rodri.

Spanja do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë në fazën e grupeve të turneut Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore