'Kundërshtar për titullin kemi veten', trajneri i Tiranës: Kukësi i barbartë në cilësi, presim ndeshje të vështirë

Superliga rikthehet këtë të shtunë me ndeshjen e parë hapëse të javës së 27 Kukësi-Tirana. Verilindorët kanë dalë nga objektivi titull, ndërsa bardheblutë kryesues kërkojnë të zgjasin serinë e fitoreve.

“Të gjithë skuadrat që laujnë më kundërshtar që janë afër tabelës kërkojnë të japin maksimumin e tyre përtej asaj që kanë edhe objektivat e veta. Sigurisht që gjatë një kampionati të gjatë ka edhe momente jo, siç mund të ketë patur Kukësi, por edhe ne. Nga ndeshja në ndeshje ndryshon strategjia, motivimi i lojtarëve dhe për këto kam arsye se na pret një ndeshje e dyluftuar dhe me cilësi,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Tirana udhëheq kampionatin me diferencë të frikshme me ndjekësin më të afërt që është Laçi, ndërsa me Kukësin e vendit të tretë ka një distancë prej 16 pikësh.

“Unë e kam thënë edhe më parë me këtë distancë që kemi rivalë jonë i vetëm jemi ne. Pra kemi rival veten tonë. Motivimi është shumë i rëndësishëm,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Po të shtunën në orën 16:45 Dinamo ka derbin e mbijetesës kundër Egnatias, që duhet fituar me patjetër, pasi në të kundërt qëndrimi në Superligë për sezonin e ardhshëm shkon në kufijtë e të pamundurës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen