Prej kohësh është kthyer titullar dhe pavarësisht thashethemeve për të ardhmen, pasi në fund të sezonit skadon kontrata, Strakosha po tregohet thelbësor për Lazio-n.
Portieri shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë në përballjen e sotme ndaj Xhenoas, ku ekipi i tij triumfoi me rezultatin 1-4. Madje në minutën e 17-të, Strakosha, i magjepsi të gjithë me reflekset e tij, duke i mohuar një gol të sigurt mbrojtësit Ostigard, që provoi me kokë brenda zonës, por kundërpërgjigjia e Strakoshës ishte fantastike.
Madje për këtë pritje kundërshtarët vendosën duart në kokë.