Zgjedhjet e 30 qershorit përvec kandidimit në më shumë se gjysmën e bashkive të vetëm një kandidati nga PS, shënuan edhe një fenomen të ri. Partia e dytë garuese në zgjedhjet vendore, Bindja Demokratike, ka marrë më pak vota sesa ç'janë shpallur të pavlefshme. Duke mbledhur 38.646 votat që kanë shkuar për kandidatët e BIndjes dhe jo të PS-së, plus votat e pavfleshme, 45767 të tilla, janë rreth 84 mijë qytetarë që edhe pse janë kundër qeverisë, kanë shkuar të votojnë më 30 qershor, duke shprehur kështu kundërshtinë e tyre ndaj bojkotit të PD-së dhe strategjisë së saj për të mos i lejuar qytetarët të votojnë.
Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Partia Socialiste, e cila në shumicën e bashkive kishti vetëm kandidatë të saj pa kundërshtarë përballë, mori 727.180 vota, nga 765825 vota të vlefshme që shkuan për të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie. Diferenca prej 38.646 votash ka shkuar për kandidatët e tjerë, shumica prej të cilëve të Bindjes Demokratike, dhe një pjesë e vogël të pavarur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli sot në një konferencë për mediat, ku përmes zëdhënëses, Drilona Hoxhaj, dha numrin në total të shqiptarëve që shkuan në votime, 812249 ose 22.97%. Një shifër kjo qën ndryshoi nga ajo që u raportua paraprakisht nga KQZ menjëherë pas procesit të votimit të 30 qershorit, 771.863 votues.
Po ashtu, për herë të parë, KQZ nxori edhe numrat për votat e pavlefshme:
45767 vota për kandidatët për kryetarë kanë dalë të pavlefshme
49986 vota të pavlefshme për kandidatët për këshilltarë
Nëse marrim numrin total të shqiptarëve që votuan dhe zbresim numrin e votave që kanë marrë kandidatët, diferenca del 46424. Kjo është një shifër më e madhe se votat e pavlefshme që KQZ deklaroi sot. Shqiptarja.com u interesua për këtë diferencë me 675 vota, dhe nga sa mësoi nga KQZ në votat zyrtare që janë shpallur të pavlefshme mungojnë fletët e votimit të dëmtuara dhe ato që janë hedhur gabim.Për këto fletë do të bëhet një vlerësim nga KQZ nëse do të quhen të tilla, apo nëse do të vendoset të shpallen të vlefshme.
Ky numër që nuk është aspak i vogël. Është madje më i madh se votat që mblodhi partia Bindja Demokratike, partia e vetme e djathtë që hyri në këto zgjedhje, e themeluar nga Astrit Patozi veçse një muaj para datës së votimeve. Konkretisht 7121 vota më shumë. Bindja Demokratike mblodhi rreth 38 mijë vota që janë afërsisht 4-5% e votave të përgjithshme. Pra mbi 45 mijë qytetarë që kanë shkuar të votojnë më 30 qershor, pavarësisht situatës së nxehtë politike dhe thirrjes për bojkot nga Partia Demokratike e aleatët e saj, kanë shkuar të votojnë edhe pse nuk donin t’ia jepnin votën Partisë Socialiste.
Por pse 40 mijë qytetarë shkuan në votime kur ishin kundër qeverisë dhe nuk donin të votonin Bindjen Demokratike?
Në pamje të parë duket e pakuptimtë që në këtë situatë kaq të tensionuar mijëra qytetarë që nuk kanë preferenceëasnjë nga partitë që marrin pjesë në zgjedhje që kontestohen me shumë forcë nga opozita joparlamentare të marrin pjesë në to. Por nëse i referohemi opinionit të mbledhur nga mediat para 30 qershorit, por edhe nga sondazhet, si ai i GPF Inspiring Research i Roberto Baldassari, në Report TV, shumë votues të së djathtës nuk kanë qenë dakord me linjën e ndjekur nga PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha për bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Normalisht ata 38 mijë votues të Bindjes Demokratike janë qartësisht të djathtë pasi kjo parti u krijua nga disa prej drejtuesve të PD-së të pakënaqur nga linja udhëheqëse e Lulzim Bashës.
Por edhe 45 mijë votat e pavlefshme me shumë gjasa shumica janë votues të djathtë që nuk ka aspak dëshirë të votojnë majtas për PS-në, por ama kanë qenë kundra bojkotit të zgjedhjeve. Kuptohet që mbase një pjesë e këtyre votave të pavlefshme janë edhe nga persona që mbase kanë shkuar pa shumë dëshirë për të votuar, pasi mund të jenë nga ata që kanë të afërt në administratën shtetërore dhe nuk donin telashe, por në përgjithësi kjo kategori voton anën e pushtetit, ndaj veçse një pjesë e vogël duhet të jetë.
Pjesa më e madhe e saj janë ata votues të djathtë që kanë zgjedhur këtë formë proteste ndaj linjës zyrtare të opozitës. Ata nuk e duan qeverinë e Edin Ramën, por edhe nuk janë dakord me strategjinë e Bashës që i privoi nga e drejta e tyre legjitime për të ushtruar të drejtën e votës. Këta 45 mijë “të pavlefshëm” janë “rebelët” e Bashës së bashku me ata 38 mijë që votuan Bindjen Demokratike treguan se kërkojnë një alternativë nga e djathta, një alternativë që mesa duket tani nuk po e gjejnë tek PD-ja.
Besoj se jane votues qe punojne ne administate, por nuk perkrahin PS-ne. Kane votuar vetem qe t’u dal emri qe kane votuar. Nje pjese e madhe jane detyruar edhe nga eproret te dalin ne votime. Por njeheresh edhe shume socialiste kane patur frike te votojne, sidomos ne keto bashkite e demokrateve, sidomos ne veri. Po ashtu nje pjese e mire e socialisteve nuk kane votuar duke ditur qe vota e tyre nuk shtonte peshe ne nxjerrjen e fituesit. Ne kushte te tjera te zgjedhjeve me kandidate nga PD, besoj se PS do merrte disa mije vota me shume, pasi angazhimi i strukturave do ishte maksimal.
PërgjigjuAto jane votat e administrates qe u detyrua te veje te votoje.
PërgjigjuOpozita me me fund do te mase forcen e saj me vetveten.
PërgjigjuKta jan plerat e Lulit se po te ishte ne ndonje rreth tjeter hajde de po per tiranen mos hani m....
Përgjigju