Duke shfletuar revistën "Nëntori", v. 1990, nr. 12 gjeta një përkthim nga gazeta franceze "Le Monde" të Ilir Yzeirit për shkrimtarin meksikan, i sapo shpallur nobelist për letërsinë, Oktavio Paz.
Ky shkrimtar ka kaluar pothuajse të gjitha shkollat dhe rrymat letrare,-shkruan "Le Monde". Ka qenë edhe dishepull i surealizmit.
Por, ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë shkrim, ishte se ky nobelisti kishte një zakon disi "të çuditshëm" që sot rrallë njerëz mund ta kenë. Politikanët, as që bëhet fjalë.
"Si njeri i dialogut, Oktavio Paz është intelektual që ka për zemër kundërshtitë. Sa herë shpreh një mendim, ai kërkon ta kundërshtojnë, sepse, sipas tij, kundërshtimi e pasuron mendimin".( Le Monde)
Provo në Shqipëri ta kundërshtosh bashkëbiseduesin tënd qoftë edhe në një bisedë të thjeshtë tavoline. T'a merr për sfidë dhe t'a kthen në personale. E njëjta gjë ndodh edhe në studiot televizive. Ndërsa po kundërshtove "Bossin e partisë, (Kryetarin)" të piu e zeza. Je i vetpërjashtuar! Shpallesh armik në shtatë breza.
Si përfundim: Ne do quhemi një shoqëri e qytetëruar vetëm atëherë kur atë që na kundërshton t'a respektojmë po aq, apo ndoshta edhe më shumë se ai që na vjen pas avazit./Marrë nga Facebook i Roland Bejkos







Komente
Komento