VLORË- Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi gjatë një kontrolli ka kundërshtuar me dhunë një punonjëse policie.

44-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Lorenc Kananaj, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Lorenc Kananaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësen e policisë së patrullës së përgjithshme duke e kanosur atë për shkak të detyrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kanosja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.