Një 37-vjecar është vënë në pranga nga policia pasi pas vendosjes së një gjobë nga punonjësi i policisë rrugore e ka kundërshtuar dhe ka ushtruar forcë. N.L 37-vjeç nga Kamza është arrestuar nga uniformat blu të Durrësit menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe tashmë ai akuzohet për kundërshtim me forcë të masës nga ana e policisë.
Gjithashtu Policia e Durrësit në njoftimin për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Është prangosur një 20 vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi nafte në një biznes privat. Ndërkohë që një 42 vjeçar me iniciale A. B ka përfunduar një qeli pasi dyshohet se dhunuar bashkëjetuesen e tij.