Tregtim droge nëpër blloqe banimi, konsumim e prishje e qetësisë publike e disa herë përplasja fizike me banorët ka detyruar policinë e Tiranës të vërë në pranga 2 persona Rei Gjoshe 24 vjeç dhe Igli Pojana  24 vjeç., të dy banues në Tiranë dhe të shoqërojë 3 të tjerë.

Report Tv mëson nga burime pranë policisë së Tiranës se kontrollet të cilat do të vazhdojnë për disa javë do të përfshijnë të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe në bashkëpunim me komunitetit për të goditur këtë fenomen shqetësues.

Po ashtu përgjatë këtyre kontrolleve një familje e cila dyshohet se kish kthyer shtëpinë e saj si bazë për shpërdarjen e drogës ka kundërvënë qenin pitbull ndaj policëve për ti ndaluar të bëjnë kontroll. Ata janë neutralizuar e më pas proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë. Pas kontrollit, në vendin ku u konstatuan të arrestuarit, janë gjetur 80 doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa, si dhe shuma prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.