Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentin për dy kryebashkiakët Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu pasi kundërshtuan projektet e qeverisë. Në takimin në Pogradec, Gjici kundërshtoi projektin e ndërtimit të Urës së Madhe në Kukës, që sipas tij do ta linte qytetin si një xhep, dhe do ta shkëpuste nga rruga kryesore.
Sipas tij, projekti është kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqëria civile. Rama i dha përgjigjen e shkurtër duke i thënë: ‘Edhe këtu do na e fusësh shoqërinë civile’. Ndërsa Pjerin Ndreu shprehu rezerva për mungesën e investimeve në Shëngjin. Por Rama i tha se vërejtjet e tij janë muhabete pa lidhje pasi në Kukës e Shëngjin po bëhen dy projekte të mëdha.
“Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndaj jeni dhe më të sukseshmit, njëri thotë që Kukësi do mbetet xhep fallso nga Ura e Madhe, tjetri thotë që Shëngjini do të mbetet i fundit. Kur këtu po bëhet dy nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha aktualisht në Shqipëri.
Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën, dhe me Malin e Zi, rruga Shëngjin Velipojë, që ka 30 vite që është ëndërr, e kishte zotëria dhe premtim elektoral, që do e bëja unë, dhe po e bëjmë bashkë. Do të jetë realitet. Ura e Kukësit po bëhet, ndërkohë që kur futeshe në Kukës futeshe fshehtas. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas, të kapte frika se çfarë do të ndodhte, dhe më pas dilte qyteti.
Të gjitha qytetet xhep janë, ka xhep plotë, ka dhe xhep fallso. Faktikisht këto vepra rrisin ekonominë, qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje, nuk ke se çfarë i sqaron”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla
23 Nëntor, 07:32
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58