Kundërthëniet e tmerrshme të Kryeministrit dhe nocioni i tij për tradhtinë!

Kundërthëniet e tmerrshme të Kryeministrit dhe nocioni i tij për tradhtinë!

Kimete Berisha dhe Albin Kurti

1.Kryeministri tha sot në Bruksel:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe se ne duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

2.Kryeministri tha dje në Prishtinë:

‘Dihet qëndrimi ynë për Manastirin e Deçanit’.

Pra, Kryeministri nuk e pranon vendimin e të njejtës Gjykatë Kushtetuese, kur bëhet fjalë për Manastirin e Deçanit!

Sipas tij  Gjykata Kushtetuese ‘herë e ka mirë – herë e ka keq’.

Kur ka vendosur kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, Gjykata Kushtetuese ‘e ka pasur mirë’, e kur ka vendosur pro Manastirit të Deçanit ‘e ka pasur keq”

Kryeministri Albin Kurti nuk guxon ta trajtojë Manastirin e Deçanit si ‘shtet’, si çështje në mes të shtetit të Kosovës dhe Manastirit të Deçanit’!

Manastiri është i Kosovës e jo Kosova e manastirit, prandaj Kryeministri duhet të koncentrohet, urgjent ta dëgjojë veten se çfarë çudirash po i flet,

sepse as filloristi në politikë nuk bën gabime kaq të dukshme dhe kaq banale si ky që po bën!

3.Nëse Hashim Thaçi ua solli fusnotën Kosovo, pse po e pranoni Ju!

Mund ta refuzoni fusnotën, askush nuk ua ndalon.

‘Nëse, siç ka thënë Albin Kurti, ‘fusnota Kosovo ka qenë tradhti shtetërore’

kur u pranua nga Hashim Thaçi,

sot është dhjetë herë ‘tradhti më e madhe’, kur u pranua nga Albin Kurti, sepse Hashim Thaçi nuk ua ka ndaluar ta hiqni fusnotën Kosovo!

Askush nuk ua ndalon.

Keni pasur kohë të mjaftueshme të merreni me fusnotë dhe ta refuzoni!

4.Asambleistët e Vetëvendosjes, sot në Prishtinë u betuan me flamurin kuq e zi dhe me vargun shovinist të himnit ‘kush është burrë nuk frikësohet’ (se frika për shqiptarët ka përkatësi gjinore).

Kryeministri nuk u tregua ‘burrë’, sepse në vend se të ‘flijohet’ për shtetin e Kosovës, pranoi në Bruksel që Kosova nuk është shtet dhe e legjitimoi ‘tradhtinë shtetërore’!

Hashim Thaçi nuk ka tradhtuar, sepse fusnotën nuk e ka konsideruar ‘tradhti shtetërore’, sot ka tradhtuar Albin Kurti, sepse fusnotën e ka konsideruar ‘tradhti shtetërore!

Ndërkaq, asambleistët e Vetëvendosjes ende mendojnë se ky popull është ‘budalla’, që i ha foret me flamur kombëtar’!

Ndoshta mirë e kanë.

Kush janë këta njerëz  që e përdorin flamurin kombëtar për çështje komunale, ndërsa jashtë Prishtinës, Kosovën nuk e prezantojnë si shtet!

5.Nëse e këqyr hollë e hollë, edhe fusnota shumë është..

Çfarë shteti është ky që i vriten fëmijët e nuk i gjen vrasësit e tyre,

kurse babain vrasës të të birit (që u dorëzua vet) e dënoi vetëm 3 vjet e gjysmë!

A ka tragjedi më të madhe sesa kjo!

Qysh mund të jetë shtet një vend kaq i padrejtë, një vend ‘parajsë për kriminelët’, dhe një vend ku pafajësia blihet me pare, e me Drejtësi e me të vrarë bëhet tregti e frikshme!

Shteti i Kosovës ka dështuar komplet.

Çdo gjē është çoroditur kaq shumë dhe asnjëherë nuk ka qenë Kosova më keq!

P.S. M’i hëngër fjalër e t’ua s’ka gajle,

ama m’i hëngër krejt fjalët e t’ua, si Albin Kurti,

rast më të rëndë, nuk kam parë në jetë!

Ua them me habi dhe me sinqeritet!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës