POGRADEC- Një 38-vjeçar me iniciale G.K. ka rënë në prangat e policisë pasi ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
Ai ka qenë duke u konfliktuar me një person tjetër në një lokal, në momentin kur policia ka tentuar ta shoqërojë.
Policia njofton se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Komento