Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka qenë sot në Lezhë ku ka prezantuar projektin për ndërtimin dhe rikuperimin e lagunës së Kune-Vainit, ku ka thënë se një proces i tillë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik e social të zonës.
Koka ka shtuar se projekti synim minimizimin e efekteve ndaj ndryshimeve klimatike, si një nga zonat më të prekura në vend, sakohë që realiteti në ekosistemin e lagunës është i përkeqësuar nga dora e njeriut, erozioni dhe efektet e ndryshimeve klimatike.
Koka i ka bërë thirrje komunitetit lokal të bashkëpunojnë ngushtë në këtë projekt, si përfitim direkt për ta, ndërkohë që ka shtuar se, bashkëpunimi dhe mbështetja e pushtetit vendor do vazhdojë të jetë, siç ka qenë.
Projekti për rikuperimin e lagunës Kune-Vain ka një kosto prej 2 milionë dollarësh dhe punimet do të zgjasin për 36 muaj, falë financimit të GEF, UNEP dhe Ministrisë së Mjedisit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO