Ndeshja mes Senegalit dhe Bregut të Fildishtë është pezulluar në momentin kur fansat vendas nisën të gjuanin me gurë dhe bomba molotovi në drejtim të fushës.

Takimi i së shtunës ishte pjesë e ndeshjeve kualifikuese për kupën e Afrikës por policia ka ndërhyrë për të neutralizuar veprimet e dhunshme të tifozëve. Gjyqtari ndaloi ndeshjen në pjesën e dytë kur kishte edhe 14 minuta për të përfunduar takimi dhe dy golat e vetëm ishin shënuar nga Didier Drogba.

Në ndeshjen e parë Bregu i Fildishtë kishte mundur Senegalin 4 me 2 ndaj çdo fitore do ti çonte në finalen e Kupës së Afrikës. Policia ndërhyri menjëherë në stadiumin Leopold Sedar Senghor dhe arriti të shpërndarë tifozët duke lënë një pjesë të plagosur në fushën e gjelbër.

Të dyja skuadrat u shoqëruan nga forcat e sigurisë për të lënë ambientet e stadiumit pa pasoja. Problemet në Dakar, lanë mënjanë ndeshjen e luajtura në Gana, Mali, Marok, Nigeri, Tunizi dhe Zambia. Gjashtë persona u dërguan me barrelë jashtë stadiumi ndërsa ndërsa përplasjet vazhduan edhe në rrugët e qytetit.

Ende nuk ka një konfirmim nga Konfederata Afrikane e Futbollit se cili do të jetë fati i kësaj ndeshjeje.

(dm/Shqiptarja.com)