Trajneri i kombëtares së Curaçaos në futboll, Dick Advocaat, ka vendosur të japë dorëheqjen përpara Kupës së Botës 2026 për shkak të shëndetit të vajzës së tij. 78-vjeçari do ishte bërë trajneri më i vjetër që ka drejtuar ndonjëherë një komb në Kupën e Botës, duke thyer rekordin e mëparshëm të Otto Rehhagel, të vendosur në vitin 2010, kur gjermani drejtoi Uruguain në moshën 71 vjeç e 317 ditë.
Holandezi e udhëhoqi Curaçaon drejt Kupës së Botës të parë në historinë e tyre, pasi u vendos në këtë detyrë në janar 2024, duke e bërë ishullin e Karaibeve kombin më të vogël që është kualifikuar ndonjëherë në Botëror.
Advocaat ka vendosur të japë dorëheqjen vetëm disa muaj para turneut për shkak të shëndetit të vajzës së tij. "Gjithmonë kam thënë se familja vjen para futbollit", tha Advocaat në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Futbollit të Curaçaos të hënën. "Prandaj, ky është një vendim i natyrshëm. Megjithatë, do të më mungojë shumë vendi, njerëzit e tij dhe kolegët e mi. E konsideroj kualifikimin e kombit më të vogël në botë për Kupën e Botës një nga momentet kulmore të karrierës sime. Jam krenar për lojtarët, stafin dhe anëtarët e bordit tim që besuan tek ne", tha ai.
Curaçao do jetë pjesë e Grupit E të Kupës së Botës 2026 së bashku me Gjermaninë, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin.
Dick Advocaat nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi ai ka qenë trajneri i Serbisë më 14 tetor 2014, kur në Beograd huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit.
???????? ????? ???? ?? ???? ?????
— Curaçao National Football Team (@TheBlueWaveFFK) February 23, 2026
Dick Advocaat steps down as head coach of The Blue Wave. Fred Rutten has been appointed as his successor. #TheBlueWave #Curaçao pic.twitter.com/TQu2Sj2kDw
Komente








