Spindleruv Mlyn, ÇEKI - Lara Colturi ia ka dalë të renditet mes 30-të skiatoreve (nga 54 në garë) të para në ndalesën e radhës të Kupës së Botës për Skitë Alpine që po zhvillohet në pistën e Spindleruv Mlyn në Çeki.

Italo-shqiptarja që përfaqëson flamurin kuqezi, Lara Colturi, nuk ishte në ditën e saj më të mirë edhe për shkak të një viroze, por sërish e mbylli lëshimin e parë në disiplinën e Slalomit Gjigant në vendin e 21-të me kohën 1 minutë 14 sekonda e 37 të qindtat, 2.74 sekonda pas vendit të parë që u sigurua nga Sara Hector e Suedisë.

Tanimë e gjithë vëmendja do jetë në orën 13:30, kur do fillojë edhe lëshimi i dytë për këtë disiplinë, me Colturin që synon një vend mes dhjetë vendeve të parë.

Veç ditës së sotme, nesër Lara do garojë sërish në pistën çeke, por në disiplinën e Slalomit që është e preferuar për të.

Vijon...

Renditja pas lëshimit të parë në pistën e Spindleruv Mlyn në Çeki