FINLANDË - Lara Colturi ka qenë e pafat sot, duke mos arritur ta mbyllë lëshimin e dytë në disiplinën e Sllallomit të Levit në Kupën e Botës për Ski që ndalesën e radhës e kishte në Finlandë.
Në lëshimin e parë italiania e natyralizuar si shqiptare u rendit e 20-ta ndërsa në të dytin nuk arriti ta mbyllë pas një gabimi në pjesën e dytë të lëshimit.
Ndalesa e rradhës për Larën është në Obergurgl të Austrisë fundjavën e ardhshme. Gara e Levit u fitua nga kampionia Mikaela Shiffrin.
Kujtojmë se në garën e parë, zhvilluar më 26 tetor, Colturi u rendit e 16-ta në botë në Soelden të Austrisë.
Lara Colturi, Albania, Levi - Finlande World Cup pic.twitter.com/OxZHbbJApa
— News video (@Newsvideo13) November 16, 2024