Kupa e Botës/ Dron mbi fushën stërvitore të Brazilit, policia dyshon për spiunazh! Tre të ndaluar

Kupa e Botës/ Dron mbi fushën stërvitore të Brazilit, policia dyshon për spiunazh! Tre të ndaluar

Foto ilustruese

Një dron është kapur duke fluturuar mbi fushën ku po stërviteshin lojtarët e kombëtares braziliane, në qendrën stërvitore Caju, në Curitiba këtë të martë.

Në vendngjarje kanë shkuar policia ushtarake, roja komunale dhe rojet e sigurisë dhe dyshohet për spiunazh. Tre burra përfunduan të arrestuar, njëri prej tyre ishte ekuadorian.

Në orët e para të së shtunës Brazili do të përballet me Ekuadorin, në një ndeshje kualifikuese për Botërorin 2026. “Ne po punojmë me këtë mundësi (të spiunazhit), pasi në pamje të pare një nga të arrestuarit ishte shumë ngurrues dhe nuk transmetonte informacione, madje jepte informacione të rreme për identifikimin”, tha togeri i policisë ushtarake të Paranës duke folur për shtypin brazilian.

Policia mblodhi të gjithë materialet që treshja kishte me vete. Një nga burrat është brazilian, kombësia e individit të tretë ende nuk është identifikuar.

“Braziliani po drejtonte dronin, ai kaloi pranë lojtarëve. Kur e pa që u pikas, ndaloi dronin në një pemë”, shtoi togeri i policisë ushtarake.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD persërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve,si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nderim për mbrojtësin, stadiumi i Fluminenses do marrë emrin e Marcelos

Nderim për mbrojtësin, stadiumi i Fluminenses do marrë emrin e Marcelos