Kupa e Italisë, Juventus-Lazio 1-1

Juventusi ka barazuar në ndeshjen e parë në Kupën e Italisë përballë ekipit të Lazios me rezultatin 1-1.

Ndeshja gjysmëfinale e zhvilluar në "Juventus Stadium" ka dhuruar shumë emocione për të pranishmit, pavarësisht se një pjesë e yjeve për të dy ekipet mungonin.

Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Peluso në minutën e 63' për bardhezinjtë, ndërsa për Lazion ka barazuar Mauri në minutën e 86'.

Buffon-Juventus kanë firmosur një kontratë të re që zgjat bashkëpunimin deri në vitin 2015.

Buffon mbron ngjyrat e Juventusit që prej vitit 2001 ku është aktivizuar në 344 ndeshje me ngjyrat bardhezi.

Gardiani ka fituar me Juventusin 3 kampionate, 4 superkupa të Italisë dhe një Kupë kombëtare.

Buffon nuk ka mundur të fitojë me Juventusin vetëm Ligën e Kampioneve, pasi Kupën e Botës e ka fituar me Italinë.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës