Derbi i Italisë Juventus - Milan ka përfunduar me rezultatin 2-1

Ndeshja e vlefshme për kupën e Italisë ka dhuruar shumë emocione në "Juventus Stadium" për të pranishmit, Juventus mundi Milanin dhe u kualifikua për gjysmëfinalen e kupës.

Supersfida ka nisur mjaft mirë për ekipin e Milanit që kalon në avantazh me El Sharauin në minutën e 6' duke vendosur heshtjen në stadium. Por supermacia e miqve zgjat vetëm 6' minuta, pasi Giovinco barazon shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim.

Në pjesën e dytë ekipi i Juventusit insistoi disa herë për të shënuar golin e fitores, por miqtë ishin në lartësinë e duhur duke shmangur pësimin e golit.

Koha e rregullt ka mbaruar me barazimin 1-1, por në minutat shtesë Juventus doli në avantazh me një gol të Vuçniç, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e kupës dhe eliminuar Milanin.


Dylber Balla