Trofeu i Kupës së Italisë i përket skuadrës së Lazios. Lazio arriti të fitonte derbin me Romën me rezultatin minimal 1 - 0. Autor i golit të vetëm të ndeshjes ishte Luliç.

Klose arriti të vendoste në vështirësi mbrojtjen e  Romës dhe të rrezikonte portën e kundërshtarit. Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura.
 
Në pjesën e dytë, ishte Luliç që arriti të shënonte në minutën e 71', pas një gabimi të portierit Lobont. Pas disa minutash, Totti rrezikoi portën e Lacianëve, por ishte i pafat sepse topi goditi shtyllën.

Trofeu i Kupës së Italisë është i shtati për ekipin e Lazios. Me fitoren e sotme, Lazio siguroi pjesëmarrjen në Europa League.

(v.gj/shqiptarja.com)