Milani ka regjistruar një fitore të lehtë përballë ekipit të Rexhinas me rezultatin e thellë 3-0, të vlefshme për kompeticionin e Kupës së Italisë.

Pjesa e parë në "San Siro" përfundoi me rezultatin e bardhë.

Në pjesën e dytë Milani kalon në avantazh me Yepes, kuqezinjtë kontrollojnë

lojën dhe dyfishojnë me Niang, sulmuesin e ri të talentuar të transferuar këtë edicion.

Ndeshja vuloset me golin e Pazzinit 9 ' minuta nga fundi duke

i dhuruar një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të tij.

(d.b/shqiptarja.com)