Kupa e Italisë zhvilloi të martë disa nga ndeshjet e raundit në 1/16, me Sassuolon, Cagliarin dhe Empolin që marrin një biletë për më tej.
Në ‘Via del Mare’, Leçe humbi 0-2 nga Sassuolo. Për vendasit rotacion, ndërsa Ramadani u ul në stol. Muharemovic dhe D’Andrea shënuan për miqtë nga një gol në secilën pjesë.
Në Sardegna, Cagliari iu fal golit të Lapadulës në minutën e 60-të për të mundur 1-0 Cremonesen. Te Cagliari titullar e nisi Alen Sherri, gardiani i Kombëtares që i solli fat të tijve në debutim.
Kryesuesit e Serie A, Torino u eliminuan nga Kupa pas humbjes 1-2 në shtëpi me Empolin. Ekong kaloi miqtë në epërsi pas 30 minuatve lojë, para se Toro të barazonte me Adams në pjesën e dytë. Duhej goli Haas në limite që Empoli të siguronte kalimin në 1/8.