Kupa e Italisë ka zhvilluar të martën dy ndeshjet e para të fazës në 1/8. Në fazën çerekfinale kanë kaluar Bologna dhe Milan.
Bologna mposhti 4-0 Monzan me golat e Pobega, Orsolini, Dominguz dhe Castros. Ekipi i Bolognas pret për në fazën e radhës fituesin e çiftit Atalanta - Cesena.
Në ‘San Siro’ Milani nuk u kursye dhe mposhti 6-1 Sassuolon. Në fazën çerekfinale kuqezinjtë do presin fituesin e çiftit Roma - Sampdoria. Chukueze me dopietë, Reijnders, Leao, Calabria dhe Abraham shënuan për Milanin.
Këtë të mërkurë në orën 21:00 luhet Fiorentina - Empoli.