Kompeticioni i kupës së konfederatave ka mësuar përballet pas shortit që u hodh në San Paolo të Brazilit.
Në Kupën e Konfederatave, eventin më të rëndësishëm përpara kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2014 do të marrin pjesë 8 ekipe, të cilat janë ndarë në dy grupe.
Në grupin A shorti ka vënë përballë ekipet që kanë arritur që të fitojnë më shumë kupa bote. Përkatësisht Brazili, Italia, së bashku me Meksikën dhe Japoninë do të përplasen midis tyre për dy vendet e para.
Brazili dhe Italia do të ndeshjen në sfidën e tretë të grupit. Ndërsa në grupin B, shorti vuri përballë Spanjën me Uruguajin dheTahitin, i cili vjen si fitues i Oqeanisë.
Grupi B plotësohet me ekipin kampion të Afrikës që do të shpallet në fillim të vitit tjetër.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com