Kupa e Maqedonisë, Renova
kërkon trofeun përballë Rabotniçkit

Kupa e Maqedonisë, Renova<br />kërkon trofeun përballë Rabotniçkit
Finalistët e edicionit të 20-të të Kupës së Maqedonisë në futboll, Renova dhe Rabotniçki janë optimist se do të dalin fitues nga finalja e 2 majit në Shtip. Kapiteni i ‘romantikëve’ në finalen e dytë të Kupës, kërkon suksesin e parë, pasi dështoi me Milanon kundër Rabotniçkit.

“Mendoj se mund të fitojmë, pasi jetojmë për këtë sfidë të Kupës. Disa futbollist nuk do të mungojnë, mirëpo pres një sfidë të ëvshtirë me pak gola. Mendojë se do të vendosin nuancat, një lëvizje dhe besojë se do të shënojmë fitore, deklaroi kapiteni i Rabotniçkit, Borçe Manevski.

Ndërkohë kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu, beson se fitorja në finale do të plotësojë ëndërrën e skuadrës nga Xhepçishti. “Rabotniçki është ekip kualitatativ me traditë të gjatë në Kupën e Maqedonisë dhe e ka fituar disa herë, ndërsa për ne është përvojë e parë në kësisojë ndeshje. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ne do të jemi inferiorë. Do të japim maksimumin dhe besoj në kualitetet e bashkelojatërve të mi dhe Renoëvs dhe pas ndeshjes, ne do të festojmë”, u shpreh bartësi i shiritit të kapitenit te skuadra e Renovës, Fisnik Nuhiu. Vetëbesimi do të jetë momenti kyç, sipas strategut të Rabotniçkit, Robert Pevnik, i cili beson se Rabotniçki do të përsërisë lojën e sfidave të fundit kur shënoi fitore bindëse ndaj Renovës.

Për Renovën kjo është finalja e parë, ndërsa Rabotniçki kërkon trofeun e tretë në finalen e katërt. Fituesi i përballjes finale, e cila do të zhvillohet në Shtip më 2 maj, do të ketë të drejtën e pjesmërrjes në kualifikimet e Europa League. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Të akuzuar për trafik droge në Itali, shpallen në kërkim 4 persona në Shqipëri

Të akuzuar për trafik droge në Itali, shpallen në kërkim 4 persona në Shqipëri