Pas dy muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi rikthehet me dy gola fenomeni Leo Messi.
Në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Kupës së Mbretit ,Barcelona feston në mënyrën më të mirë rikthimin në fushë të yllit argjentinas Messi pas dy muajsh mungesë.
Katalanasit e fituan ndeshjen në “Camp Nou” ndaj Getafes 4-0 edhe falë një dygolëshi të Messit.
“Pleshti” zbriti në fushë në minutën e 64-tët kur ndeshja ishte 2-0 për Barçën pas dy golave të shënuar nga Fabregas dhe shënon dopietën në minutat shtesë.
Një sinjal mjaft i mirë për Barcelonën në prag të superndeshjes së të shtunës në kampionat ndaj Atletico Madrid.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com