TIRANE - Skënderbeu në mënyrë surprizë ka humbur me rezultatin 1-0 duke u eleminuar nga Kupa. Ndërsa Laci ka fituar në shtëpi me ekipin e Kukësit me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes ka pasur edhe dhunë nga forcat e policisë kundrejt tre futbollistëve të Lacit.
Edicioni i 61-të i Kupës së Shqipërisë do të diskutohet mes ekipeve të Lacit dhe Bylisit që do të zhvillohet më datë 17 Maj. Ndeshjet e ditës së djeshme në Kupë kanë përfunduar me rezultate surprizë në Lac dhe në Ballsh. Kështu ekipi i Skënderbeut në mënyrë surprizë ka humbur me rezultatin 1-0 duke u eleminuar nga gara duke pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë në Korcë që përfundoi me rezultatin 1-1.
Bylisi i kthen reston rasteve të rrezikshme të Skënderbeut me një goditje të Gërxhos në minutën e 52' që shndërrohet në gol duke ngritur në këmbë stadiumin dhe stafin teknik. Megjithatë nëse Shehi do të ishte treguar më i kujdesshëm mund të kishte pritur topin. Pas golit ekipi i Skënderbeut bën disa tentativa për të barazuar shifrat, por vendasit janë të pakalueshëm.
Në fund miqtë të zhgënjyer janë larguar më kokën poshtë, ndërsa vendasit e kthejnë në festë kualifikimin për herë të parë në Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen tjetër mes ekipeve të Lacit dhe Kukësit ka ndodhur gjithcka. Gola, spektakël dhe në fund nuk ka munguar as dhuna që ka prishur shijen e një ndeshje të tillë. Laci ka fituar brenda në shtëpi me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 1-0 për vendasit që shënojnë me Nimanin në minutën e 33' të takimit duke shpërthyer në festë stadium. Në pjesën e dytë është Peqini që barazon pas një gabimi të portierit në zotërimin e topit. Por Cela në minutën e 79' të takimit vulos triumfin duke shënuar dhe dërguar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë ekipin e Lacit.
Por pas ndeshjes Vucaj, Nimani dhe Jubani janë ndaluar nga polica e Shkodrës që kishte ardhur për të mbarëvajtur ndeshjen duke u goditur. Policët kanë zbritur tre futbollistët duke i goditur me shkopinj gome. Erjon Vucaj në një intervistë për 'Shqiptarja.com' tregon 'ferrin' pas ndeshjes. "Pas përfundimit të ndeshjes bashkë me Nimanin dhe Jubanin u nisëm për në Shkodër
Në dalje të Lacit ndalohemi nga policia e Shkodrës, të cilët na urdhërojnë të dalim nga makina pa asnjë shkak. Nuk na dhanë asnjë arsye, por filluan që të ushtrojnë dhunë fizike. Nimanin dhe Jubanin e goditën duke u shkaktuar fraktura në fytyrë. Aktualisht Nimani dhe Jubani ndodhen në spitalin e Lacit për të marrë mjekim, pasi kanë marrë disa fraktura në trup.
Nuk e kemi idenë se përse na sulmuan, ata që duhet të na mbronin. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe përfaqësues të ekipit, por denoncim nuk kemi bërë. Presim sqarime nga policia" shprehet Vucaj. Ndërsa nëndrejtori i policisë së qarkut Lezhë deklaron se nuk është në dijeni të kësaj ngjarje.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com