Kupa e Shqipërisë, Flamurtari i nxjerr "shkumën" Skënderbeut

Kupa e Shqipërisë, Flamurtari i nxjerr "shkumën" Skënderbeut
Tirana ka barazuar 1-1 me Bylisin, takim i zhvilluar në “Qemal Stafa”, barazim i cili i kushton ballshiotëve, pasi tani ndodhen në vendin e tretë në grup. Kastrioti ka fituar 2-1 në Kamzë dhe me këtë tripikësh shkon në shtatë pikë duke mbajtuar vendin e dytë në grup. Se kush do të rënditet pas Tiranës do ta vendosin ndeshjet e fundit, ku Bylis pret Kamzën, ndërsa Kastrioti pret Tiranën e kualifikuar.

Grupi B e ka lënë për në fund se kush do të jenë dy skuadrat gjysmëfinaliste, pasi ndeshjet e pesta e kanë përshtjelluar rënditjen. Flamurtari i shkaton humbjen e parë trajnerit të Skënderbeut, Stanislav Levi, pasi ndeshja e luajtur në Vlorë është fituar bindshëm 3-0 nga vendasit. Takimi i Vlorës është zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë, ku tifozeria vlonjate për 90 minuta ka mbështetur ekipin e tij, por nuk kanë munguar edhe sharjet në kor ndaj miqëve. Përpos kësaj atmosferë jo të hijshme, e rëndësishme ishte se ky takim u mbyll pa incidentë të mëdha, të cilat i kanë shoqëruar së fundi përballjet mes këtyre dy skuadrave. Flamurtari e gjen golin që në minutën e 17-të me Pejiç, gol i cili u jep zemër kuqezinjëve.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Ndeshja karakterizohet nga një luftë e fortë sportive, ku nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e gabuara të futbollistëve, ku i pari që e nisi ishte ajo e Pezos ndaj Shkëmbit në minutat e para të pjesës së parë. Në minutën e 70-të korçarët që ndiejnë presionin e vendasve, kryesisht nga shkallët, mbeten me një lojtarë më pak, pasi mbrojtësi Da Silva ndëshkohet me karton të kuq. Pas këtij momenti vendasit e kanë më të lehtë për të shkuar te fitorja ku në minutën e 73-të Veliu shënon nga një goditje standarte, dhe pesë minuta më vonë Progri vulos fitoren 3-0. Kjo fitore vlen shumë për Flamurtarin, pasi shkon në 8 pikë, po aq sa Skënderbeu, por me golaverazh më të mirë kuqezinjtë janë të parët.

Laçi i cili mendohej jashtë loje ka bërë një tjetër surprizë në grup, pasi ka fituar 1-0 ndaj Vllaznisë. Takimi është zhvilluar në Krujë dhe golin e fitores për laçjanët e ka shënuar shkodrani Vucaj në minutën e 44-t. Do të jenë ndeshjet e fundit në grup që do të përcaktojë skuadrat gjysmëfinaliste të Grupit B, ku Vllaznia pret Flamurtarin, ndërsa Skënderbeu do të jetë përballë Laçit.
TIRANA – BYLIS 1-1
KAMZA – KASTRIOTI 1-2
FLAMURTARI – SKËNDERBEU 3-0
LAÇI – VLLAZNIA 1-0

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor  dënohet me 3 vite burg

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg