Kupa e Shqipërisë, Kukësi dhe
Tirana me mungesa të shumta

Kupa e Shqipërisë, Kukësi dhe<br />Tirana me mungesa të shumta
Tirana dhe Kukësi do të përballen sot në orën 13.30, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës me mungesa të rëndësishme në formacion. Në sfidën që do të luhet në “Zeqir Ymeri” të Kukësit, bardheblutë nisen me avantazhin e fitores 2-1 të sfidës së parë. Në fakt rezultati i takimit të parë në “Selman Stërmasi”, nuk e se e bën ndjeshëm favorite Tiranën, sepse me një fitore minimale vendasit do të avanconin më tej, por bardheblutë kanë avantazhe të tjera ndaj Kukësit.

Ernest Gjoka nuk ka grumbulluar me ekipin dy sulmuesit kryesore, Pero Pejicin dhe Izair Eminin, madje ka lënë në shtëpi edhe Albi Allën, për të mos rrezikuar me formën e tyre fizike dhe për t’i pasur në gatshëm 100% për sfidën e fundjavës në kampionart me Laçin. Vijojnë fazën e riaftësimit Greca dhe Pashaj, ndërsa lajmi i mirë është rikthimi i Lenës dhe Hasanit. Në “Zeqir Ymeri” pritet të luajnë nga minuta e parë Guri dhe Ranghel, të cilëve u jepet shansi të shfrytëzojnë mungesën e Pejicit dhe Eminit.

Nga ana tjetër nuk i ndahen problemet as Mirel Josës, që do të ketë disa mungesa në këtë sfidë. Tashmë dihet që Erando Karabecit do t’i duhet një kohë e gjatë pas aksidentit që pësoi në tualet menjëherë pas kthimit në Turqia. Domgjoni gjithashtu është i dëmtuar, sikurse Moise nuk ka arritur të riaftësohet në kohë për Kukësin. Lajm i mirë është rikthimi nga dëmtimi i Teqjes si dhe përgatitija e Gentian Muçës bashkë me Grupin. E gjitha pjesa tjetër e skuadrës ëstë përgatitur normalisht nën urdhrat e Mirel Josës, i cili ka qenë mjaft aktiv në këtë seancë të fundit para çerekfinales së kthimit të Kupës me Kukësin.
Ajo që bie në sy është se në prag të kësaj sfide të rëndësishme të dy skuadrat po qëndrojnë në heshtje.

Asnjë prononcim nga të dyja kampet, ndoshta edhe për të shmangur çdo interpretim pas polemikave të fundit, që shoqëruan ndeshjen midis tyre në kampionat. Të shtunën që sapo kaloi Kukësi fitoi ndaj Tiranës 2-1 në “Selman Stërmasi”. Kjo fitore u arrit me përmbysje, pasi bardheblutë që kryesonin në pjesën e parë në të dytën luajtën mjaft dobët e sidomos në mbrojtje, çka solli një varg akuzash nga një pjesë e tifozerisë dhe e medias.

Por, ajo që ra në sy më shumë ishte bllokimi i ndeshjes nga kompanitë e basteve sportive sit ë huaja ashtu edhe shqiptare. Diçka e tillë la vend për aludime për një pakt mes palëve për lëshime të ndërsjellta në kampionat e në Kupë. Zyrtarisht nga FSHF-ja nuk pati ndonjë reagim për nisje hetimesh, por ajo që do ndodhi në përballjen e sotme do jetë një indicia për vazhdimin e akuzave ose një përgënjeshtrim i “gojëve të liga”

Ndeshjet e tjera
Nëse në kampionat Teuta dhe Vllaznia nuk po kalojnë një moment të mirë, në kupë të dyja skuadrat kërkojnë të shkojnë deri në fund. Sfida e kthimit në Niko Dovana pritet të jetë e luftuar dhe emocionuese, duke parë dhe atë që ekipet dhuruan në ndeshjen e parë në shkodër por edhe atë që dhanë në fundjavë në kampionat.

Dikur kupa ishte kompeticioni ku të dyja skuadrat kishin përqendrimin maksimal, duke qënë se është rruga më e shkurtër për të shkuar në europë. Madje finalen e fundit Vllaznia e ka arritur pasi kaloi në gjysmëfinale pikërisht Teutën, por pa mundur ta fitojë atë. Në sezonin 2009-2010 skenari ishte i njëjtë, me ndeshjen e parë që në Loro Borici dhe të kthimit në Niko Dovana. Por ndryshe nga ajo përplasje kur kuqeblutë udhëtonin me avantazhin e pastër 2-0, Teuta kësaj here ka mundësi të mirë për të synuar përmbysjen.


Po sot në Lezhë, më 13.30 luajnë ndeshjen e kthimit edhe dy skuadrat e tjera Besëlidhja me Flamurtarin. Lezhjanët duan që të çojnë deri në fund surprizën pas asaj fitoreje 2-1 në Vlorë. Kujtojmë se Besëlidhja, që luan në Kategorinë e Parë, eleminoi edhe Partizanin një tur më parë.
Gjithashtu në 13.30 luan edhe Skënderbeu me Laçin. Ndeshja e pare ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku korçarët duken të avantazhuar. Gjithsesi Laçi është i “specializuar” në Kupë ndaj asgjë nuk mund të quhet e mbyllur.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos