Skënderbeu dhe Kukësi janë dy gjysmëfinalistet e grupit A në kupën e Shqipërisë. Skënderbeu ka vulosur kualifikimin pas fitores me rezultatin 5-1 përballë ekipit të Kastriotit.

Golat e ndeshjes për korcarët u shënuan nga Pejic në minutën e 41', Plaku në minutat 46' dhe 55' dhe Radas në minutat e 81' dhe të 87', ndërsa për ekipin e Kastriotit shënoi Gjocaj në minutën e 75'.

Fitore ka arritur edhe ekipi i Bylisit në fushën e Teutës me rezultatin 2-3. Golat për ekipin e Byslit u shënuan nga Olayinka dhe Fjodor Xhafa në minutat e 46' dhe 88'. Ndërsa për ekipin e Teutës shënuan Veliaj në minutën e 78' dhe Mancaku në të 89'.

Kastrioti dhe Teuta eleminohen kështu nga Kupa e Shqipërisë në raundin çerekfinale, ndërsa Skënderbeu dhe Kukësi vazhdojnë në raundin e fundit para finales.