Tirana na raundin e parë eliminator të Kupës së Shqipërisë humbi përballë ekipit të Albpetrolit me rezultatin 1-0.
Në Patos përballë Albpetrolit që militon në Kategorinë e Parë, bardheblutë pësuan një humbje që duhet të ishte shmangur në këtë moment delikat.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Zhagalliu. Oshilacionet për kryeqytetasit vazhduan edhe me Partizanin që u ndal në barazim 1-1 në Velipojë përballë Adës.
Dinamo dhe Elbasani kanë humbur në shtëpi, teksa Himara ka fituar me Lushnjes, Skënderbeu, Teuta dhe Kukësi arritën të fitonin në transfertë.
d.b/shqiptarja.com
