Ndeshja që do të zhvillohet në "Zeqir Ymeri" nuk do të ketë protagonistët e saj më të nxehtë, tifozët, pasi Komisioni i Apelit ka rrëzuar kërkesën e skuadrës kuksiane, e cila kishte kërkuar në Apel heqjen e dënimit të Komisionit të Disiplinës, të datës 1 Prill 2015.
Në vendimin apelit, thuhet se "Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelimet e paraqitur nga KF "Kukesi" si dhe dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik: Vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Disiplinës, date 01.04.2015, pika 2".
Vendimi i Disiplinës ishte "Kukësi për hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës, bazuar ne nenin 65/3.a te KDS".
Kujtojmë vendimi vjen pas incidentit të ndodhur në ndeshjen çerekfianle të kupës, Kukësi-Vllaznia, ku persona të paautorizuar kanë hyrë në fushë. /atsh/
