Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një 'mini-Superligë', tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve

Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një 'mini-Superligë', tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve

Ndeshjet e Kupës

Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8 dhe mësoi ndarjen e vazove për në çerekfinale. Të gjitha duelet u mbyllën me kohën e rregullt, teksa nuk pati surpriza dhe skuadrat e Superligës kaluan më tej. Në sy ra humbja e Dinamos, që u eliminua nga Laçi. Për fazën e radhës së Kupës do kemi një "mini-Superligë", teksa të gjitha skuadrat janë nga elita e vendit.

Partizani mposhti 3-1 Apoloninë me përmbysje. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Ishte Harizaj që shënoi për miqtë nga penalltia në të 55 minutë, teksa më pas Skuka, Hadroj dhe Mensah shënuan tre herë për "Demat".

Në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 3-0 kundër Korabi. Lulaj në të 28 minutë, Latifi dhe Hoxhallari shënuan për bardheblutë. Kukësi iu fal Atdhe Rashitit në minutën e fundit për të kaluar 1-0 AF Elbasanin. Laçi fitoi 1-0 me Dinamon për të kaluar në çerekfinale falë autogolit të Jankut. Erzeni mundi 2-1 Bylisin, ndërkohë që Egnatia fitoi 2-0 me Lushnjën. Në 17:00 një biletë për në fazën çerekfinale e morën Teuta dhe Vllaznia. Kujtojmë se kjo fazë u luajt me ndeshje teke dhe për rivalët e çerekfinaleve do ketë short të lirë në një datë që ende nuk është vendosur.

Pas rezultateve, skuadrat mësuan edhe ndarjet për shortin e fazës çerekfinale, ku nuk do ketë një derbi mes Tiranës dhe Partizanit, pasi dy skuadrat janë në një vazo. Skuadrat e shortuara në vazon 1 do përballen me ato të vazos 2 dhe ndeshjet do jenë me sistemin vajtje-ardhje. Sfidat e para të çerekfinaleve do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Ndarja e vazove në çerekfinale:

Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8:

13:00

Egnatia 2-0 Lushnja (Fernando 45+3', Gjata 83')

Erzeni 2-1 Bylis (Kahrimanovic 23' (p), Mihana 28')

Tirana 3-0 Korabi (Lulaj 28', Latifi 39', Hoxhallari 47')

Kukësi 1-0 AF Elbasani (Rashiti 90')

Laçi 1-0 Dinamo (Janku 53' (og))

Partizani 3-1 Apolonia (Skuka 57', Hadroj 65', Mensah 87' / Harizaj 55')

17:00

Teuta 2-0 Skënderbeu (Daci 49', Arifi 56')

Vllaznia 4-0 Flamurtari (Balaj 28' (p), Mala 30', Alivoda 41', Boshnjaku 73')

Skuadrat që do garojnë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:

Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
S'ka derbi në Kupën e Shqipërisë, ndarja e vazove për shortin e çerekfinaleve

Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia janë skuadrat që siguruan një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Tanimë janë mësuar edhe ndarjet në vazo për shortin e lirë që do përcaktojë takimet e radhës. Bie në sy se nuk do ketë një derbi mes Tiranës dhe Partizanit në këtë fazë. Skuadrat e shortuara në vazon 1 do përballen me ato të vazos 2 në shortin që do mbahet ditët në vijim. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

Ora 18:53
Teuta largon Skënderbeun, Vllaznia 'likuidon' Flamurtarin! Tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë


Faza e 1/8 të Kupës së Shqipërisë vijoi këtë të mërkurë edhe me dy ndeshjet e mbetura në orën 17:00. Një biletë për në fazën çerekfinale e morën Teuta dhe Vllaznia.

Në Durrës, Teuta fitoi 2-0 kundër Skënderbeut me gola të Dacit dhe Arifit në pjesën e dytë. Korçarët për më shumë se 50 minuta luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të portierit Marco Alia.

Në sfidën e "Loro Boriçit", Vllaznia fitoi 4-0 kundër Flamurtarit. Balaj, Mala, Alivoda dhe Boshnjaku realizuan për ekipin e Qatip Osmanit. Për të mësuar rivalët në fazën çeekfinale do hidhet një short nga FSHF-ja.

Skuadrat që do garojnë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:

Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia

Ora 15:42
Eliminimi nga Kupa, Mehmeti e ka me arbitrat: Nuk na dhanë dy penallti


Dinamo humbi 1-0 në Laç duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë në fazën e 1/8. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i 'Bluve', Dritan Mehmeti. Tekniku e ka me arbitrimin, duke thënë se për të tijtë nuk u akorduan dy penallti. Një mesfushor kërkon trajneri në merkato.

"Normalisht, sa i përket mënyrës si e interpretuam ndeshjen sot, ndikuan dy faktorë. Pretendimet tona për 11 metërsh, sepse në ato momente mund të ndryshonim rrjedhën e lojës tonë. Kush shënon i pari afrohet me kualifikimin. Të dyja rastet për mua ishin 11 metrësha, por nuk duhet të ankohemi për arbitrimin. Duhet të ishim më shumë agresivë për atë që dhamë në fushë.

Vuajmë shumë, duke pasur parasysh se në linjat e mesfushës na duhen lojtarë që marrin përsipër. Normalisht që këto ndikojnë në normalizimin e veprimeve të skuadrës. Duke pasur se Laçi ka një skuadër të organizuar mirë në mesfushë, aty nuk ditëm të reagonim. Por duhet të kesh dhe mentalitet ftuesi, jo vetëm aspekti taktik, por edhe të luftonim për të marrë fitoren. Normalisht, unë kam shumë besim. E thashë dhe e kam kërkuar me ngulm gjatë janarit, që të kemi përforcime në mesfushë", tha Mehmeti për MCN.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje